75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / L K

Në Kamenicë qytetarit i digjet vetura në oborr, ai e di se kush qëndron prapa veprës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hodonovcnë Kamenicë një veturë është përfshirë nga zjarri.

Pronari i veturës ka raportuar në polici se kishte pranuar mesazhe kërcenuese ditë më parë dhe dyshon që i njëjti ia ka djegur veturën.

Rasti është cilësuar si ‘Zjarrëvenie” dhe është duke u hetuar, përcjell IndeksOnline.

“.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është përfshirë në zjarr vetura e tij me targa vendore. Më  19.12.2023 ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe ankuesi dyshon se vetura i është djegur nga personi i cili  i ka dërguar mesazh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.