Familja gjakovare e falë gjakun, shtrin dorën e pajtimit
Familja Nivokazi nga Skivjani ia ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës.
Hasmëria e këtyre dy familjeve ka marrë fund, dhe këtë akt e ka përshëndetur edhe ministri Pal Lekaj.
Sipas tij, hasmëritë nuk na dërgojnë askund, dhe se falja e gjakut është shërim i një plage.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Sot ka ndodhur ajo që gjithnjë e ka karakterizuar traditën tonë shqiptare. Falja e gjakut është shërimi i një plagë.
Sot këtë akt human e njerëzor e bënë, familja Nivokazi i Skivjanit të cilët ia falën gjakun e nēnës dhe djalit, familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës.
Hasmëritë nuk na dërgojnë askund, prandaj si dje, sot e as nesër nuk duhet të ndalemi, të gjithë bashkë si në kohërat e hershme, kur printe plaku i urtë, Anton Çeta, të angazhohemi që të mos kemi asnjë familje shqiptare të hasmëruar.