75 Mall Live Search
20:32 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Kontingjenti i specializuar i FSK-së dërgohet në Shqipëri për gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës të zhdukur në lumin Buna

Një 65-vjeçar nga Mitrovica, ka rënë aksidentalisht në lumin Buna në Shkodër, derisa ishte duke peshkuar me 17 dhjetor.

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë një kontigjent i specializuar i FSK-së është dërguar për gjetjen e trupit të tij, raporton Indeksonline.

Ndërsa në orët e para të mengjesit kanë zbarkuar FSK për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna./Indeksonline/

Postimi i plotë:

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐬𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐢 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐚𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐁𝐮𝐧𝐚

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.