75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Manchester City kampion i Botës

Manchester City është Kampion i ri i Botës për klube.

Në ndeshjen finale e cila u zhvillua në ”King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë, cityzens fitoi ndaj skuadrës së Fluminenses, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Julian Alvarez hapi serin e golave qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Në minutën e 27-të, City dyfishoi rezultatin me një autogol që e shënoi Nino.

Me ruzultat 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës shënoi edhe dy gola të tjerë.

Phil Foden realizoi golin e tretë në minutën e 72-të, ndërsa Alvarez shënoi golin e dytë personal në minutën e 88-të.

Kjo është hera e parë për Manchester Cityn që shpallet Kampion i Botës për klube./IndeksOnline/