Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/
“Rr. Ali Hadri, Prishtinë 21.12.2023 – 05:30. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.