Shqipja: I kërkoj falje familjes dhe publikut, me Edonën nuk merrem më

Gjatë javës Edona dhe Shqipja e patën një përplasje të ashpër me njëra-tjetrën.
Në një video material është përmbledhur i gjithë zhvillimi që u shfaq në ‘Prime’-n e kësaj të premte.
Dyshja, kanë përdorur sjellje dhe gjuhë të pahijshme karshi njëra-tjetrës, për çka u kritikuan masivisht nga nikoqirja e programit, Jonida Vokshi. Në një moment situata eskaloi deri në atë pikë, sa Edona ia hedh në fytyrë ujin Shqipes.
E pas fjalëve të Jonidës, Shqipa kërkoi falje për veprimet që i kishte bërë.
“Unë kam menduar dhe kam reflektuar me veten, i kërkoj falje familjes time dhe të gjithë publikut për veprimet që i kam bërë”.
“Si me Ganiun më që nuk do të merrem, ashtu edhe me Edonën”, ka thënë Shqipja.