75 Mall Live Search
14:31 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Daja: Mbyllëm sezonin më mirë se vitin e kaluar

Ballkani e ka mbyllur me barazim vitin 2023.

Kampioni i Kosovës në ndeshjen e fundit barazoi 0-0 në udhëtim ndaj Gjilanit, duke shkuar në katër ndeshje pa fitore, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se rezultati më i drejtë sot ishte barazimi.

Ai po ashtu deklaroi se është i kënaqur me rezultatet e skuadrës deri më tani, pasi e kanë mbyllur sezonin vjeshtor më mirë se vitin e kaluar.

“Rezultati më i drejtë ishte barazime. Kemi paraqitje historike në Evropë. Kemi dy humbje dhe katër barazime këtë stinor. Me gjithë këto ndeshje, me gjitha lëndimet, kemi mbyllur një stinor më mirë sesa ai i sezonit të kaluar. Sot na mungonte pothuajse një formacion i tërë”, deklaroi Ilir Daja pas ndeshjes./IndeksOnline/