Milani po e kthen nga huazimi mbrojtësin, shkaku i lëndimeve

Milani ka vendosur të rikthejë në skuadër Matteo Gabbian. Mbrojtësi italian po luan si i huazuar te Villareali.
Problemet me lëndime në fazën e mbrojtjen e kanë shtyer Piolin të shqyrtojnë opsionin e ndërprerjes së huazimit për Gabbian dhe rikthimin në skuadër.

24 vjeçari edhe ashtu nuk e ka gjetur veten te Villareali ngase ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje që nga huazimi në verë.
Gabbia pritet të kthehet në Milan nga janari dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e para në vitin 2024./Indeksonline/