5 vjet burgim ndaj të akuzuarit për dhunim

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh.Sh., duke e dënuar me 5 vjet burgim për dhunim.
Përmes një njoftimi, Gjykata bën të ditur se Sh.Sh., akuzohej se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 230, paragrafi, 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aty thuhet se i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.
Kurse, e dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.