75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / k.v

Prokuroria ngre 65 aktakuza kundër 114 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë Themelore janë ngritur 65 aktakuza kundër 114 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë 17 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktim të paraburgimit të 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tridhjetë e tetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, dy trupa të pajetë me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar për obduksion në IML.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar  një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7)  personave.