75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / L K

Ndërron jetë shpikësi i pistoletës së famshme

Gaston Glock, inxhinieri austriak që shpiku pistoletën Glock, humbi jetën në moshën 94-vjeçare.

Glock projektoi dhe patentoi një pistoletë gjysmë automatike të lehtë 9 milimetrash, e cila mund të lëshonte 18 fishekë dhe të ngarkohej lehtësisht.

Glock është përshkruar si një miliarder i izoluar që kaloi shumicën e kohës në një pronë buzë liqenit në Austri.

Ai nuk ishte aspak mediatik, por pushtoi faqet e para të mediave, pasi publikoi një libër për biznesin e tij në 2012, pas një divorci nga gruaja e tij e parë në vitin 2011 dhe kur një bashkëpunëtor biznesi u përpoq ta vriste atë në fund të viteve 1990./Indeksonline/