75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / L K

Mourinho flet për largimin e Renato Sanches dhe blerjen e Bonuccit

Para ndeshjes në Allianz Stadium kundër Allegrit, José Mourinho ka komentuar ndeshjen. Në konferencë, Mourinho ka komentuar edhe largimin e mundshëm të Renato Sanches dhe blerjen e Bonuccit.

“Unë mund të flas për Renato Sanches sepse ai është një nga lojtarët tanë. Nuk mund të flas për Bonuccin sepse ai është futbollist i Union Berlinit. Nuk kam informacion nga ai, nga agjentet apo nga Tiago Pinto. Zemra e klubit janë tifozët, nëse bëni diçka që ju pëlqen tifozëve, ju nxisni pasionin dhe dashurinë” ka thënë Mourinho.

Trajneri portugez ka komentuar edhe ndeshjen me Juventusin.

“Juve është Juve dhe Allegri është Allegri. Ne e dimë gjithmonë se çfarë të presim nga bardhezinjtë dhe Max. uve eshte i orientuar drejt rezultateve,mbrohet shume dhe mire,dalen ne kundersulm dhe jane shume te fortë fizikisht dhe taktikisht” ka thënë Mourinho./Indeksonline/