Goditet një e moshuar tek “Rruga B”, policia jep detaje

Indeksonline gjatë ditës së sotme ka raportuar se një veturë ka goditur një e moshuar në Prishtinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tregojë se si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pasur lëndime trupore ku e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Indeksonline ju sjellë pamje nga kjo ngjarje.