75 Mall Live Search
09:19 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ekskluzive/ Arti Hajdari flet për gjendjen e tij shëndetësore pas aksidentit

Basketbollisti i Proton Cable Prizrenit, Arti Hajdari ka pësuar një aksident trafiku, të mërkurën mbrëma në Gllarevë.

Ai u aksidentua së bashku me ish-drejtorin e KB Pejës, Arbër Elshanin.

Hajdari për IndeksOnline ka thënë se është mirë dhe falë Allahut kanë shpëtuar nga ky aksident.

”Shumë mirë jam, kemi shpëtuar mir, na ka rujt Allahu”, tha shkurtimisht Arti Hajdari.

Për këtë aksident ka folur edhe ish-drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani.

“Unë dhe Arti, kemi pasur aksident shumë të rëndë, por falë Zotit kemi kalu me vetëm lëndime trupore. Ne kemi qenë në respektim total të rregullave të komunikacionit, por papritmas në shiritin tonë ka ardhur një veturë me shpejtësi shumë të madhe dhe nuk kemi mundur ta evitojmë aksidentin. E rëndësishme është që ne kemi shpëtuar. Edhe ata dytë kanë shpëtuar, por njëri nga ta ka qenë në situatë pak më të rëndë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë këtë situatë sa më shpejt. Para jetës nuk vlen asgjë, as vetura dhe asnjë gjë tjetër. Falënderojmë Zotin që na ka shpëtuar.”, ka thënë Elshani për IndeksOnline.