75 Mall Live Search
12:02 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2023 / A. M.

Zelensky nderon kryeministrin Rama

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski i ka akorduar kryeministrit shqiptar Edi Rama, urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti, Shkalla e Parë”.

Në motivacionin e shpallur nga zyra e presidencës së Ukrainës thuhet se ky nderim bëhet për kontributin e rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e shtetit ukrainas në botë.

I njëjti nderim si për Ramën është dhënë edhe për kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez si dhe kryeministrin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin e kurorës, Muhamad bin Salman.

Tv Klan