75 Mall Live Search
18:30 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Po flitet! Jadon Sancho afër rikthimit në Borussia Dortmund

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jadon Sancho është afër largimit nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Siç raportojnë mediat në Britani, sulmuesi i krahut është pranë rikthimit në Borusia Dortmund me një marrëveshje gjashtë mujore, shkruan IndeksOnline

Sancho nuk ka luajtur futboll për një kohë të gjatë, kjo për shkak të vendimit të trajnerit Erik Ten Haag.

Ndeshja e fundit e luajtur ishte në gusht ndaj Nottingham Forest.

Kujtojmë që Manchester United e bleu Sanchon pikërkisht nga Dortmundi me shifrën 85 milionë euro dhe një rikthim i mundshëm atje do i bënte mirë 23-vjeçarit./IndeksOnline/