Formacionet zyrtare: Milan – Cagliari

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes AC Milan dhe Cagliarit, e vlefshme për kualifikim në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Dy skuadrat kanë zbuluar 11-shen startuese për ndeshjen që nis nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “San Siro”, shkruan IndeksOnline
Trajneri Stefano Pioli ka vendosur t’u lë hapësirë disa lojtarëve të rinj, si Adli, Luka Romero, Luka Jovic, Alex Jimenez dhe Jan-Carlo Simic.
Kujtojmë që kush kalon tutje nga kjo ndeshje, luan me fituesin e takimit Atalanta – Sassuolo./IndeksOnline/