Haki Rugova betohet sot
Kryetari i ri i Istogut, Haki Rugova do të betohet sot. Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal që mbahet sot do të betohen edhe këshilltarët e rinj.
Haki Rugova u zgjodh kryetar i Istogut pas stërzgjatjes së procesit zgjedhor në tri rounde.
Kundërkandidat i Rugovës në Istog ishte Gani Dreshaj.