Tifozët e Milanit dëshirojnë më shumë minuta për Yacine Adli, mbrëmë shkëlqeu në Kupën e Italisë

Skuadra e AC Milan shënoi një fitore të madhe mbrëmë, duke nisur kështu vitin e ri 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Kuqezinjtë” fituan 4-1 ndaj Cagliarit në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Indeksonline
Stefano Pioli mbrëmë iu dha minuta më shumë futbollistëve të rinj dhe pothuajse gjithë nga ta zhvilluan super paraqitje.
Përfshi këtu edhe mesfushorin francez, Yacine Adli – i cili ishte i jashtëzakonshëm në të gjitha repartet.
Adli u vlerësua me notën 7.4 dhe luajti gjithë ndeshjen. Kishte 93 prekje të topit, bëri 75 pasime të sakta dhe krijoi një mundësi të artë për të shënuar./Indeksonline/