Ishin yje, por dështojnë në Turqi… dyshja planifikon largimin nga Galatasaray

Skuadra e Galatasarayt gjatë afatit të verës bëri disa lëvizje tejet interesante në tregun e transferimeve.
Ardhja e dyshes së famshme, Ëilfried Zaha dhe Hakim Ziyech “elektrizoi” tifozët në Turqi, por tani nuk janë të kënaqur aspak me paraqitjet e tyre, shkruan IndeksOnline
Siç raportojnë mediat në Turqi, kjo dyshe mund të largohet qysh në afatin e dimrit.
Kjo për shkak se drejtuesit e klubit dhe vet futbollistët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tyre.
Zaha në Superligë zhvilloi 13 ndeshje, shënoi pesë gola dhe bëri një asist.
Kurse Hakim Ziyech zhvilloi 9 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri një asist.
Kujtojmë që Galatasaray po lufton “kokë me kokë” me Fenerbahcen për titullin e këtij edicioni në Superligë. Dy ekipet kanë nga 44 pikë në 17-xhiro në pozitat 1 dhe 2./IndeksOnline/