Dy filizat që u shuan nga forcat serbe – historia e padëgjuar e çiftit nga Istogu, që humbën vajzat në ’99-tën

Lufta e fundit në Kosovë ka qenë e rëndë për shumë familje që kanë humbur të dashurit e tyre.
Mijëra burra, gra, fëmijë e pleq u vranë, u masakruan, u dhunuan e u torturuan nga paramilitarët serb.
Në mesin e familjeve që kanë përjetuar tmerrin gjatë luftës së vitit 1999, është edhe ajo Lipa nga Istogu.
Enver dhe Rrahime Lipa kanë humbur dy vajzat dhe nga një prind në këtë luftë.
Vajzat, Qendresa 15 vjeç dhe Mirdona 13, dyshohet të jenë vrarë në prillin e hershëm të ’99-tës.
Trupat e pajetë të tyre dhe familjarëve të tjerë të vajzave ishin hedhur në një bunar të fshatit, për t’u gjetur një muaj më vonë.
Indeksonline sjell rrëfimin emocionues të dy prindërve nga fshati Kamenicë i Istogut.