Yje të gjeneratës së artë, por të dështuar si trajner

Dikur ishin yje futbolli, por tani në Angli po i quajnë të dështuar.
Bëhet fjalë për trajnerët, si: Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, shkruan IndeksOnline
Dje gjatë ditës, skuadra nga Championship, Birmingham City shkarkoi nga pozita trajnerin, Rooney për shkak të rezultateve tejet të dobëta.
Dhe ky fakt ka bërë që të diskutohet shumë rreth gjeneratës së artë, e cila vërtetë nuk është se ka pasur ndonjë sukses të madh në rolin e trajnerit.
Frank Lampard dy herë ishte pjesë e Chelseat, por nuk arriti rezultate të mira, madje në të paren herë edhe u shkarkua nga pozita. Njëjtë i ndodhi edhe te Evertoni.
Suksesi i vetëm që kishte Lampard si trajner ishte te Derby County, ku bëri një sezon fantastik dhe ishte shumë afër ta fuste në Premier League para disa viteve.
Në anën tjetër, Steven Gerrard pati sukses vetëm me Rangers, duke fituar titullin e ligës në Skoci gjatë sezonit 2020/21.
Kurse tani, 43-vjeçari është në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Ettifaq. Gjatë këtj sezoni ka zhvilluar 19 ndeshje në ligë dhe ka grumbulluar 25 pikë.
Kurse Wayne Rooney si trajner ishte në tre skuadra të ndryshme, Derby County, DC United dhe Birmingham City. Në të tria dështoi./Indeksonline/
