Girona nuk e lë të qetë Realin, fiton ”dramën” ndaj Atletikos

Girona ka shënuar tjetër fitore në La Liga.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të, Girona shënoi fitore ndaj Atletiko Madridit, me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e Valery.
Alvaro Morata barazoi shifrat në minutën e 14-të.
Savio riktheu epërsinë e Gironas në minutën e 26-të, ndërsa Daley Blind shënoi golin e tretë në minutën e 39-të.
Në minutën e 44-të, Atletiko ngushoi rezultatin me golin e dytë personal nga Morata.
31-vjeçari kompletoi hat-tricun në minutën e 51-të, duke barazuar rezultatin në 3-3.
Fitoren Gironas ja siguroi Ivan Martin, me golin e shënuar në 90+1.
Me këtë fitore, Girona mbetet në vendin e tretë në tabelë me 48 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi.
Në anën tjetër, Atletiko Madrid ka 38 pikë dhe renditet në vendin e tretë./IndeksOnline/