75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet rëndë vetura e Policisë, tre policë të lënduar (Foto)

(I plotësuar) Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se në veturën zyrtare të policisë kanë qenë tre zyrtar policor të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Zyrtarët policor po qëndrojnë në Spitalin e Gjilanit ku po marrin tretmanin mjekësor.

Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit, ndërkohë njësiti për hetimin e aksidenteve rrugore është duke u marrë me rastin./Indeksonline/


Aksidentohet rëndë vetura e Policisë (Foto)

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është aksidentuar në Gjilan, konkretisht rrugës për Bujanovc.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 ndërsa lexuesit e Indeksonline kanë dërguar fotot nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet në foto vetura e policisë ka goditur një shtyllë të ndriçimit afër një qendre tregtare.

Vetura është dëmtuar shumë ndërsa ende nuk ka informacione për lëndimet e zyrtarëve policor.

Në vendin e aksidentit tani ka dalë njësiti për hetimin e aksidenteve i cili është duke u marrë me rastin./Indeksonline/