75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

E akuzuan për homofobi, Kololli flet për herë të parë: Unë jam person i mirë, s’jam ashtu siç më thonë

Benjamin Kololli, ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës është rikthyer në Superligën e Zvicrës, në ekipin e Baselit.

Me t’u rikthyer në Zvicër, futbollisti “Dardan” u kritikua me një deklaratë që e kishte dhënë kur u transferua në divizionin e dytë në Japoni në lidhje me homoseksualët, shkruan Indeksonline

Por, mbrojtësi i krahut foli për “Basler Zeitung” dhe tregoi nëse është homofob.

“Unë nuk jam një homofob. Unë jam një person i mirë. Kushdo që me njeh, e vëren menjëherë. Unë mund të kërkoj veëm falje për këtë, sidomos nëse dikush është ndjerë i lënduar nga unë”, u shpreh lojtari kosovar

“Isha shumë i ri dhe nuk mund të shprehesha më mirë. Por nëse e kuptoni mirë frëngjishtën, atëherë mendoj se e di që nuk kisha asgjë të keqe”.

Benjamin Kololli luajti te Shimizu S-Pulse. Në Zvicër ka luajtur dy herë për Zurich. Në 150 ndeshje në Superligë, ai shënoi 42 gola dhe bëri 27 asiste./Indeksonline/

Interview mit Benjamin Kololli (31): FCB-Kololli: «Ich bin kein homophober  Mensch» | Basler Zeitung