Firmino lë milionat në Arabi, planifikon rikthimin në Premier League

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Roberto Firmino planifikon largimin në futbolli në Arabinë Saudite.
Lajmet e fundit nga gazetarët e huaj thonë se 31-vjeçari ka në tavolinë dy oferta nga skuadrat angleze, shkruan Indeksonline
Të interesuar për shërbimet e sulmuesit brazilian, janë Fulham dhe Sheffield United.
Firmino me Al-Ahli ka zhvilluar 17 ndeshje deri tani, ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asiste. Por duket se nuk është përshtatur me futbollin arab dhe kërkon largimin.
Vlera e sulmuesit të njohur në “Transfermarkt” është 10 milionë euro dhe afati i janarit është opsion ideal për të për t’u larguar./Indeksonline/