Çfarë po bëjmë këtu? Urimi interesant i Modriqit për Toni Kroosin shkakton të qeshura në rrjetet sociale

Futbollisti i Real Madrid, Toni Kroos dje gjatë ditës festoi ditëlindjen e 34-të.
Shumë yje të futbollit uran gjermanin dhe ndër ta ishte edhe mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric, shkruan Indeksonline
Modric ia uroi ditëlindjen bashkëlojtarit të tij me një foto tejet interesante duke shkruar: Urime ditëlindjen partner.
Kurse, Toni Kroos ia ktheu mesfushorit kroat: Çfarë ishim duke bërë këtu?
Kujtojmë që kjo dyshe së bashku kanë fituar shumë tituj në Real Madrid, duke përfshi këtu edhe pesë UEFA Champions League./Indeksonline/