75 Mall Live Search
18:49 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Dështoi në Europë, Skuka rikthehet te Partizani

Sulmuesi shqiptar, Xhuliano Skuka është rikthyer te skuadra shqiptare, Partizani.

Skuka ka firmosur kontratë me ekipin shqiptar deri në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që sulmuesi është pjesë e ekipit nga Franca, Metz, por kjo e fundit nuk i dha minuta fare në ekipin e parë.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Superiorja