75 Mall Live Search
19:50 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

E kritikuan, por Broja shënon me kokë për Chelsean

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka shënuar gol për Chelsean në ndeshjen e FA Cup.

Broja shënoi në minutën e 58’të në ndeshjen ndaj Prestonit, shkruan Indeksonline

Lojtari shqiptar realizoi me kokë pas një krosimi fantastik të mbrojtësit Gusto.

Kujtojmë që gjatë pjesës së parë, Armando Broja mori shumë kritika nga tifozët në rrjetet sociale./Indeksonline/