Festa e “çmendur” e futbollistëve dhe tifozëve të Arandina pas golit të shënuar kundër Realit (VIDEO)
Real Madrid ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.
Klubi mbretëror shënoi fitore 3-1 në udhëtim te skuadra nga liga e shtatë e Spanjës, Arandina, shkruan IndeksOnline.
Vendasit arritën të shënojnë golin e nderit në kohën shtesë.
Ishte një autogol nga Nacho Fernandez në 90+3, ku bëri që futbollistët dhe tifozët e Arandina CF të ”çmenden” në festë.
Stadiumi i skuadrës amatore ishte i mbushur nga tifozët si asnjëherë më parë, ku nuk e humbën mundësinë për të ndjekur nga afër yjet e Relit./IndeksOnline/

