75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Lëndohet i mituri duke punuar në një mishtore në Gjakovë

Një 16-vjeçar ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një mishtore (biznes familjar) në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Urim Bytyqi”.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregojë se viktima ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

Raportohet se viktima ka pësuar lëndime serioze në stomak, ndërsa në cilësi të të dyshuarit është intervistuar babai.

“Në rrugën “Urim Bytyqi” në Gjakove me daten 06.01.2024 rreth ores 14:15 viktima mashkull i moshes se mitur, ka pësuar lendime trupore në një biznes familjar. Viktima eshte derguar për traitim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakove.

Me vendim te prokurorit te shtetit eshte iniciuar rast për hetim “asgjèsimi, dèmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtèse dhe rrezikimi i sigurise ne vendin e punes”, ka thënë Elezaj për Indeksonline.