Aeroplani i vogël dhe pa oksigjen, lojtarët e Gambisë përjetojnë tmerrin

Një incident ndodhi gjatë udhëtimit të Kombëtares së Gambisë drejt AFCON-it.
Siç raportojnë mediat e huaja, aeroplani ku ishin lojtarët ishte tejet i vogël dhe ekuipazhi kishte nevojë për oksigjen, të cilën nuk e posedonte, shkruan Indeksonline
Për shkak të kësaj situate, disa lojtarë mbetën pa ndjenja e disa të tjerë përjetuan shok pas kësaj eksperience traumatike.
Aeroplani që mbante futbollistët e Gambisë, përfshi shumë yje të futbollit që luajnë në Europë u kthye sërish në vendlindje.
Kujtojmë që Gambia ndeshjen e parë e zhvillon më 15 janar (e hënë) ndaj Senegalit./Indeksonline/