75 Mall Live Search
14:59 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Brojës i bëhet edhe një kundërshtar në sulm, Chelsea rikthen nga huazimi Fofanan

Sulmuesi David Fofana është rikthyer zyrtarisht në skuadrën e Chelseat.

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Londra, e cila thërret futbollistin dhe e largon nga Union Berlini, shkruan Indeksonline

21-vjeçari zhvilloi 12 ndeshje në Bundesliga dhe shënoi vetëm një gol, kurse në Ligën e Kampionëve zhvilloi katër ndeshje dhe realizoi një gol me fanellën e klubit gjerman.

Datro rikthehet dhe tani do të jetë sulmuesi i dytë te Chelsea, së bashku me Armando Brojën.

Edhe pse nuk dihet e ardhmja e tij, pasi sulmuesi mund të huazohet sërish dhe ka të interesuar, përfshi këtu edhe klubin nga Spanja, Sevilla./Indeksonline/