Zyrtare: Një tjetër yll i Premier League-s transferohet te Borussia Dortmund

Skuadra e Borussia Dortmund ka bërë një tjetër transferim gjatë afatit të janarit.
Pas transferimit të Jadon Sancho, BVB ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale futbollistin, Ian Maatsen, shkruan Indeksonline

Maatsen firmos me Dortmundin një kontratë gjashtë-mujore, në formë huazimi nga Chelsea.
21-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje me fanellën e Chelseat në Premier League, por nuk arriti ta binde trajnerin, Pochettino./Indeksonline/