Zyrtare: Prishtina largon katër futbollistë, dy i nis drejt Ligës së Parë

Skuadra e Prishtinës përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur largimin e katër lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar.
Bëhet fjalë për Diar Halilin dhe Mal Mehmetin, shkruan Indeksonline
Kjo dyshe është huazuar në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë. Halili do të luaj pjesën tjetër të sezonit në ekipin e Vjosës, kurse Mehmeti në Ulpianë.
Kurse kontratën e shkëputi me dyshen, Arlind Shabani dhe Gentris Leci./Indeksonline/