75 Mall Live Search
17:13 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

“Ambienti ishte ndryshe”, Ardian Limani tregon pse u largua nga Shkëndija e Tetovës

Ardian Limani është transferuar nga skuadra e Shkëndijës te Prishtina.

Mbrojtësi 21-vjeçar është rikthyer në Superligën e Kosovës, pasi më herët ka luajtur edhe për Dritën dhe Fernoikelin.

Limani në një intervistë për IndeksOnline, ka treguar pse vendosi ta lejë skuadrën e Shkëndijës dhe ti bashkohet Prishtinës.

Ai tha se fokusi i tij me skuadrën nga kryeqyteti është Kupa e Kosovës.

“Titulli është larg, por fokusin jonë është Kupa e Kosovës. Te Shkëndija ambienti ishte ndryshe dhe kërkova largimin me mirëkuptim”, tha Limani për IndeksOnline.

Më poshtë Intervista e plotë: