75 Mall Live Search
18:59 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

City në epërsi ndaj Newcastle United, Bernardo Silva shënon golin e javës në Premier League

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e epërsisë ndaj Newcastle United në ndeshjen e javës së 21-të në Premier League.

Golin për 0 me 1 e shënoi Bernardo Silva në minutën e 26’të, shkruan Indeksonline

Silva shënoi një gol tejet të bukur me thembërr pas një asisti nga bashkëlojtari i tij,  Kyle Walker.

Kujtojmë që ekipit vendas iu anulua një gol në minutën e dytë të takimit nga sistemi VAR, për shkak të pozitës jashtë-loje./Indeksonline/