Drejtori i Emergjencës tregon për gjendjen shëndetësore të 15 pacientëve që pësuan lëndime nga shpërthimi në Kçiq

15 persona kanë pësuar lëndime nga djegiet nga bombola e gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së, janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm klinika të ndryshme të QKUK-së.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka bërë të ditur për Indeksonline rreth gjendjes së pacientëve
Syla njoftojë se 15 të lënduar po trajtohen në QKUK, ku 4 nga ta kanë shkuar në Mjekimin Intenziv Qendror, 8 pacientë të tjerë po trajtohen në Kirurgji plastike, 2 pacientë në Kirurgji Abdominale ndërsa 1 pacientë në Kirurgji Torkale, shkruan Indeksonline.
Ndërsa ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës 6 vjeçare është në gjendje më të rëndë.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar katër nga ta janë operuar në sallat emergjente, kurse te të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike,/Indeksonline/