Debat i ashpër në mes Mirdonit e Lumbardhit

Derisa Lumbardhi ishte duke i ndarë punët e shtëpisë për të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, atë e ndërpreu Mirdoni.
Ata patën një debat të ashpër me njëri-tjetrin, krejt nisi kur Mirdoni e ndërpreu atë të lexonte edhe buxhetin e javës, duke i thënë se u kishte premtuar dhurata atyre që pastrojnë më së miri si kapiten i javës që është për dy javë radhazi.
E Lumbardhi i tha se atij do t’i japë dhuratë një lëpistër. Më pas Mirdoni e pyeti: “Çfarë lëpistre të madhe apo të vogël?
Lumbardhi ia ktheu duke i thënë se do t’i japë lëpistër të madhe.