75 Mall Live Search
18:57 / E Martë, 16 Janar 2024 / MSH

Policia shpall në kërkim një hajn, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale: “Vjedhja”, konform nenit 313 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

May be an image of 1 person

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit” thuhet në njoftimin e Policisë.

May be an image of 1 person