Mbrëmë në Zvicër u fitua xhekpoti 82 milionë franga në llotari

Xhekpoti Euro Miliona i së martës është fituar mbrëmë në Zvicër. Numrat me fat ishin 10, 18, 21, 33 dhe 45 si dhe yjet 8 dhe 12.
Fituesi i hamendësoi saktë të gjithë numrat.
Xhekpoti do të bjerë në 16 milionë franga në shortin e radhës të premten, siç njoftoi Loterie Romande.
Identiteti i fituesit nuk është bërë publik./Indeksonline/