75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Të tjerët po largohen, Steven Gerrard vazhdon kontratën me klubin arab

Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard pritet të vazhdoj kontratën me klubin nga Liga Profesionale e Arabisë Saudite, Al-Ettifaq.

Gazetari i “The Athletic”, David Ornstein raporton se ish-mesfushori i Liverpoolit do të vazhdoj kontratën deri në vitin 2027, shkruan Indeksonline

Shumë yje janë duke u larguar nga Arabia, duke përfshi këtu Jordan Hendersonin, Karim Benzeman dhe Firminon, kurse Gerrard është përshtatur me klimën në Lindjen e Mesme.

Al-Ettifaq me Gerrardin këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje, ka grumbulluar 25 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të./Indeksonline/