Do jetë një mbrëmje speciale, tifozët e Bregut të Fildishtë nisen drejt stadiumit

Një ndeshje tejet interesante do të zhvillohet sonte në Kupën e Afrikës, mes Bregut të Fildishtë dhe Nigerisë.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregon çartë se çfarë ndeshje interesante pritet të jetë kjo sonte mes dy kombëtareve më të fortë në historinë e AFCON-it, shkruan Indeksonline
Tifozë të shumtë ia kanë msyrë stadiumit “Alassane Ouattara” pothuajse dy orë para ndeshjes.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 18:00 dhe do të jetë pothuajse përcaktuese për fatin e grupit A./Indeksonline/