75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Futbolli bie në kategorinë B, MKRS-ja zbulon rezultatet e kategorizimit

Ministria e Sportit ka zhvilluar për herë të parë procesin e kategorizimit të federatave sportive dhe tashmë janë publikuar rezultatet preliminare.

Përmes kategorizimit përcaktohet edhe vlera e mbështetjes financiare për federatat.

Procesi i kategorizimit reflekton përmbajtjen e nëntë kritereve të përcaktuara në Rregulloren (MKRS) Nr. 13/2022 për Kategorizimin e Sporteve, duke përfshirë: organizimin e garave ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare, kriterin e masovitetit në përbërje të numrit të klubeve dhe sportistëve, statusin e sportit, popullaritetin e sportit në nivel ndërkombëtar, traditën e sportit përbrenda vendit, kriterin e gjithëpërfshirjes, ngritjen e kapaciteteve të federatave sportive dhe organizimin e aktiviteteve sportive vendore – kampionatet shtetërore.

Performanca e federatave sportive vlerësohet sipas pikëve të përcaktuara në rregullore nga Komisioni Vlerësues për Kategorizimin e Sporteve.