75 Mall Live Search
21:02 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Bora e madhe shtyen ndeshjen e kampionatit spanjoll

Është shtyer ndeshja e Ligës së dytë në kampionatin spanjoll mes Zaragozas dhe Andorra.

Asrsyeja e shtyerjes së kësaj ndeshje është bora e madhe dhe stuhisë që goditi Zaragozën, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e paraparë të zhvillohet sonte nga ora 20:30 është shtyer përkohësisht, por sipas mediave spanjolle është e vështirë të luhet sonte.

Po bëhet përpjekje për largimin e borës nga stadiumi por fusha mund të mbetet me akull që rrezikon shumë futbollistët.

Do të jetë gjyqtari i ndeshjes, Germán Cid Camacho, ai që vendos a do të luhet sonte ndeshja pasi të inspektojë barin./IndeksOnline/