75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Federata e Egjiptit jep detaje për lëndimin e Salah, ja sa do të mungojë

Mohamed Salah mbrëmë ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes mes Kombëtares së tij Egjiptit dhe Ganës.

Sulmuesi i Liverpulit u detyrua të largohet nga fusha pasi ndjeu dhimbje të madhe, shkruan IndeksOnline.

Salah ka kryer sot testet mjekësore ku është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Egjiptit se ai do të humbas dy ndeshjet e radhës në Kupën e Afrikës.

“Lëndimi i Mo Salah me një tendosje në muskulin e hamstringut do të bëjë që ai të humbasë dy ndeshje në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Cape Verde dhe në raundin e 16 në rast kualifikimi.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/