Java e 18-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Takimi i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet mes skuadrave verdhezi Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Ish-kampionët dhe kampionët do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.
Therandasit janë në vendin e katërt me dhjetë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët në vendin e dytë me 12 fitore me pesë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit.
Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje, kurse Prizreni në vendin e shtatë me pesë fitore e 12 humbje, andaj ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/
