75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

“Nuk ka nevojë për panik”, Xavi flet për lëndimin e Vitor Roque: Është i gatshëm

Trajneri spanjoll, Xavi ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Real Betis.

Xavi foli edhe për gjendjen e sulmuesit brazilian, Vitor Roque, i cili pësoi një lëndim ditë me parë, shkruan Indeksonline

“Ai nuk është lënduar. Është shumë mirë këto ditë. Është gati 100% dhe s’ka nevojë për panik. Është një lojtar që mund të na bëjë gjërat shumë të mira”, ka thënë Xavi

Kujtojmë që nesër skuadra e Barcelonës luan ndeshjen ndaj Real Betis në kuadër të javës së 20-të në La Liga./Indeksonline/