75 Mall Live Search
18:14 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Muriqi rikthehet nga lëndimi, Mallorca barazon ndaj Villarrealit

Skuadra e Mallorcas ka barazuar 1-1 ndaj Villarrealit në ndeshejn e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

Në këtë takim u paraqit edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline

Muriqi u fut në lojë në minutën e 80’të dhe i ndihmoi skuadrës së tij spanjolle për të shënuar golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë që Vedat Muriqi i mungoi klubit nga Spanja që nga muaji nëntor, kur ishte lënduar me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024./Indeksonline/