Thirrje raciste në ndeshjen Udinese-Milan, Maignan ankohet dhe ndërpritet takimi
Ndeshja mes Udineses dhe AC Milan është ndërprerë për pak minuta pasi në tribuna ndodhën disa thirrje raciste.
Portieri i klubit “kuqezi”, Mike Maignan shkoi te gjyqtari i ndeshjes dhe i tregoi mbi thirrjet raciste, shkruan Indeksonline
Gjyqtari i takimit ndërpreu ndeshjen dhe ekipi i AC Milan u fut në dhomat e zhveshjes për 5 minuta.
Por, ata u rikthyen dhe ndeshja ka rinisur.
Kujtojmë që skuadra e Milanit ka shënuar golin e epërsisë për 0:1. Golin e realizoi Loftus-Cheek./Indeksonline/

